Mandati i Xhaçkës, deputetja: Bashkëshorti im, jo investitor strategjik!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mandati i Xhaçkës, deputetja: Bashkëshorti im, jo investitor strategjik!

Ndërsa sot pritet të votohet nëse Kuvendi do të çojë në Kushtetuese për shqyrtimin nga kjo gjykatë të papajtueshmërisë ose jo të mandatit të Olta Xhaçkës, deputetja socialiste hodhi poshtë akuzat e opozitës se ishte në konflikt interesi, pasi kompania e bashkëshortit të saj mori statusin e investitorit për një kompleks turistik. Xhaçka tha se “gjithçka është shpifje, furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin”.

Gjatë fjalës në foltore, sqaroi se pozicioni i bashkëshortit, lidhet me të investitorit strategjik të asistuar e që siç theksoi “ka dallim tepër të madh me të investitorit strategjik”. Më tej u shpreh se ai nuk ka përfituar favore qeveritare, statuse të veçanta personale, por thjesht të drejtën për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1 mijë e 500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit kur të ndërtohet.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, zero! Asnjë m2 tokë publike! Zero! Asnjë lehtësi procedurale të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar? Se nuk është aspak i barabartë me të investitorit strategjik që thoni ju.

Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortit tim në hoteleri e që kurrë mos u bëftë, pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin.

Vetëm e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1 mijë e 500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh? Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë intepretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit.

Po në fjalën e saj, deputetja Olta Xhaçka shtoi se Kuvendi nuk ka se çfarë voton për mandatin e saj. Duke iu drejtuar kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, tha se “ai është  një shpifës i rëndomtë”.

Nuk kam ushtruar asnjë ndikim për të përfituar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE