Vajza e dy aktorëve të famshëm e pranon publikisht: Jam trans

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e dy aktorëve të famshëm e pranon publikisht: Jam trans

Fëmija 15-vjeçar i Ben Affleck dhe Jennifer Garner ka deklaruar se nuk do të jetë më një vajzë dhe orientimi i saj seksual tashmë është, trans.

Vajza, e njohur më parë si Serafina Rose Affleck, tani e tutje ka vendosur që të quhet Fin.

Fundjavën e kaluar familja Garner-Affleck u mblodh në një kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer, William Garner, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 85-vjeçare.

Gjatë ceremonisë, Fin Affleck doli në podium, si të gjithë nipërit e Garnerit, dhe lexoi një fragment nga Dhjata e Vjetër. Por nuk u prezantua si Serafina, por si Fin Affleck.

Fin është fëmija i mesëm i çiftit, të cilët kanë edhe një vajzë dhe një djalë. Ai shoqërohet shumë me vajzën e njerkës së tij, Emme Muniz (vajzën e Jennifer Lopez), e cila prej kohësh përdor përemra asnjanës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE