Kosovë, vritet me armë brenda një institucioni një grua dhe plagoset një burrë…

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosovë, vritet me armë brenda një institucioni një grua dhe plagoset një burrë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën.

Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51113 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE