Shpërthim në Prishtinë/ Tentativë vrasje ndaj reperit të njohur shqiptar

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim në Prishtinë/ Tentativë vrasje ndaj reperit të njohur shqiptar

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në lagjen “Universitetit” në Prishtinë, prej të cilit u dëmtuan gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.

Por, sipas raportimeve të shumta, besohet se objektiv i sulmit të ketë qenë reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE