Djemtë e Paul McCartney dhe John Lennon shkruajnë një këngë së bashku!

vovalbania April 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Djemtë e Paul McCartney dhe John Lennon shkruajnë një këngë së bashku!

Djemtë e Paul McCartney dhe John Lennon bashkëpunuan për të shkruar një këngë së bashku, të realizuar nga James McCartney. Ata shkruan “Primrose Hill”, që është titulli i këngës. “Primrose Hill” është këtu”,-ka shkruar James McCartney në një postim në rrjetet sociale dhe ka shpërndarë një foto me Sean Ono Leno.

'Primrose Hill' is here! Today I am so very excited to share my latest song co-written by my good friend @seanonolennon . With the release of this song it feels like we're really getting the ball rolling and I am so excited to continue to share music with you. pic.twitter.com/TdZZnRBPrm

— James McCartney (@JamesMcCartney_) April 12, 2024

Në të njëjtin postim ai tha:

Jam shumë i emocionuar të ndaj këngën time më të fundit që kam shkruar bashkë me mikun tim të mirë Sean Lennon. Me publikimin e kësaj kënge duket sikur sapo kemi filluar dhe jam shumë i emocionuar që vazhdoj të ndaj muzikë me ju.

Ndërkaq, një libër i ri që do të botohet për The Beatles ka zbuluar një takim mes John Lennon dhe Mick Jagger që e bëri këtë të fundit të ndihej “jo rehat”. Libri i Steven Gaines dhe Peter Brown, ‘All You Need Is Love’ për grupin legjendar, do të publikohet më 11 prill. Intervistat e autorëve me anëtarët e grupit, miqtë dhe familjen e tyre, gjatë përgatitjes së librit të tyre të diskutueshëm “The Love You Make” (1983) janë përfshirë në “All You Need Is Love”.

Kur u publikua “The Love You Make”, Beatles nuk ishin të kënaqur me përmbajtjen e tij dhe siç pretendon Stephen Gaines në The Times “Paul dhe Linda McCartney e grisën librin dhe e dogjën në oxhak, faqe për faqe”. Tani, Gaines dhe Brown do të publikojnë “All You Need Is Love”, frymëzuar nga dokumentari i regjisorit Peter Jackson “Get Back”. Libri do të zbulojë edhe më shumë fakte të panjohura rreth grupit, duke përfshirë një takim mes Lennon dhe Jagger që e bëri këtë të fundit të ndihej “jo rehat”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49475 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE