A është dakord për lidhjen e Heidit me Romeon? Ja çfarë thotë Donaldi, zbulon edhe raportet me mamin e Heidit

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është dakord për lidhjen e Heidit me Romeon? Ja çfarë thotë Donaldi, zbulon edhe raportet me mamin e Heidit

Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry On Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin.

Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur.

Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa ka realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.

Donaldi: Romeo i merr përzemër situatat që i ndodhin edhe për personin që ka në krahë dhe ai bën për atë person.

Bora: A të pëlqen romanca e tyre?

Donaldi: Normal që po, pse jo. Romeo është i lumtur dhe unë jam i lumtur për të.

Bora: Ka patur ndonjë komunikim me familjen e Heidit?

Donaldi: Po kam pasur një komunikim, kam folur me mamin e Heidit në telefon. Kemi shkëmbyer disa mesazhe lidhur me disa nga situatat brenda shtëpisë. Flasim atëherë kur duhet folur, për ndonjë situatë të caktuar.

Bora: Mund ta marrësh në telefon?

Donaldi: Me babain e Heidit s’kam folur kurrë, por me mamin e Heidit po.

Biseda në lidhje telefonike me mamin e Heidit:

Mami i Heidit: Alo, Donaldi..

Donaldi: Alo, mirëmbëma si je? Po të marr nga emisioni i Borës.

Ilir Shaqiri: Mirëmbrëma, edhe nga krushqit nga Italia.

Donaldi: Është Ilir Shaqiri me ne, ishte një pyetje nga Bora, që çfarë marrëdhënie kishim bashkë.

Mami i Heidit: Po po , çdo gjë është okay.

Bora Zemani: Unë e dija, por më duhet ta bëja këtë pyetje. Të përshëndes shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE