Qëllimi aleanca e ngushtë e përbashkët, Putin gjen mbështetje tek Kim!

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëllimi aleanca e ngushtë e përbashkët, Putin gjen mbështetje tek Kim!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që të ketë aleatë të fuqishëm në krah, ndërsa shpresat i mban tek përgjigja e drejtuesit të Koresë së Veriut Kim Yong Un.

Së fundmi lideri rus i kërkoi Kim që të forcojnë marrëdhëniet në të gjitha frontet, teksa më pas i uroi edhe 75-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut.

“Jam i bindur se falë përpjekjeve tona të përbashkëta, ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe në të gjitha frontet”, deklaroi ai, teksa theksoi se i plotëson në tërësi kërkesat e dy popujve.

Putini shtoi se Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që e njohu regjimin e Koresë së Veriut, një hap i cili ka krijuar marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Raportohet se Kim Jong Uni dhe Putin mund të takohen së shpejti për të biseduar për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Kjo vjen pasi Rusia, e goditur nga sanksionet, kërkon me domosdoshmëri të sigurojë më shumë furnizim me armë nga aleatët e saj, në mënyrë që ta përforcojë ushtrinë në një kohë kur Kievi po e vazhdon kundërofensivën për ta çliruar territorin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE