A i ka shkruar Fationi pas daljes nga Big Brother? Ja si përgjigjet Rikja në Fan Club!
Modelja dhe aktorja Rike Roçi, e ftuar në “Fun Club” pas daljes përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP, tha se nëse Fationi do të vazhdonte garën, do të ishte grup me të. Ajo gjithashtu zbuloi se nëse i ka shkruar Fationi pas daljes së saj dje, ndërsa zhvilluan një bisedë të shkurtër në kamera, LIVE.
Pjesë nga biseda:
Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?
Rike: Fatkeqësisht, Fationi la lojën. Unë do isha grup me Fationin.
Ina: Do ishte Fationi në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fationit?
Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)
Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.
Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.
Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?
Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.
Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.
Pak minuta më vonë, Ina e merr Fatjonin në kamera dhe ai përshëndet Riken, të cilës i thotë “Bëre mirë që dole”.
Rikujtojmë gjithashtu se kur u pyet në studio nga opinionisti Arbër Hajdari, në lidhje me pjesën se kush e fiton BBV dhe ajo u shpreh se do të donte që ta fitonte Roza duke qenë se e ka edhe shumë shoqe.