Ajsel Abazi konfirmon ndarjen me Eros Grezdën! Ja arsyeja e ndarjes dhe si e mohoi futbollisti

vovalbania April 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ajsel Abazi konfirmon ndarjen me Eros Grezdën! Ja arsyeja e ndarjes dhe si e mohoi futbollisti

Tashmë është e konfirmuar se Eros Grezda është ndarë përfundimisht nga gruaja e tij, Ajsel Abazi. Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel thotë se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian.

Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkon mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

Reagimi i Ajsel:

“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem.

Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE