Cili ishte shkaku? Banorët mbajnë kokën me duar, plas keq debati mes Eglës dhe Romeos

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cili ishte shkaku? Banorët mbajnë kokën me duar, plas keq debati mes Eglës dhe Romeos

Kënga që banorët duhet të krijonin është kthyer në një “mollë sherri” mes Eglës dhe Romeos.

Dy banorët kanë debatuar me tone të larta, teksa Egla nuk është dakord me faktin që pjesë e këtij projekti të jetë dhe Erjola, e cila ka 90 ditë qëndrimi në shtëpi.

Sipas Eglës, banorët nuk mund të pranojnë Erjolën dhe të lënë jashtë Lidin, i cili shprehu dëshirën për të qenë pjesë por u refuzua nga Romeo.

Nga ana tjetër, Romeo akuzon Eglën se po përpiqet ta prishë të gjithë projektin.

Debati:

Egla: “Unë nuk jam bashkëpunuese në pisllëqet që bën ti. Juli të ka thënë që e do vëmendjen vetëm për vetëm, jo unë.”

Romeo: “Këto janë mesazhet e tua fallco, nis nga vetja, fillo nga vetja.”

Egla: “Ti e do protagonizmin për vete, je budalla”

Romeo: “Mbështeti njerëzit që kanë qejf të marrin pjesë, mbështeti, hapju rrugën, bashkëpuno.”

Egla: “Ti shkon nga fryn era, këto janë pisllëqe zemra. Morët një projekt dhe e shqyet sepse ju vjen keq për njerëz, këtë bëni dhe atje jashtë. Nga ju, tek shkallët e tjera të jetës sociale.”

Romeo: “Është kauza jote e re kjo?”

Egla: “Nuk është kauzë, është një gjë që ndodh në shoqërinë tonë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE