Vëllai i Madh refuzon kërkesën e Jetmirit, a do qëndrojë ai në shtëpinë e “BBV3”?!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Madh refuzon kërkesën e Jetmirit, a do qëndrojë ai në shtëpinë e “BBV3”?!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Ndërkohë, Jetmiri zbuloi sot vendimin e marrë lidhur me qëndrimin në “BBV3”. Por Vëllai i Madh nuk e pranoi, pasi nuk përkon me rregullat e programit.

Ledion Liço: Vëllai i Madh nuk e pranon kërkesën tënde për të mos komunikuar fare. Ti tani nuk flet më me disa nga banorët dhe mund ta shtosh listën tënde. Por nuk mund të rrish pa komunikuar sepse në bazë të këtij spektakli është komunikimi. Publiku e sheh këtë spektakël për të mësuar nga ju dhe mëson prej jush mes fjalëve. Nuk mund të jeni të pabarabartë sepse ti duke e ditur ku do futeshe, kërkon të ndryshosh rregullat.

Jetmiri: Atëhere do zgjedh unë se me kë do komunikoj në shtëpi dhe do qëndroj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE