Tramvaji del nga shinat, 15 të plagosur në Kaliforni!

vovalbania April 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tramvaji del nga shinat, 15 të plagosur në Kaliforni!

Pesëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së një tramvaj me të paktën 4 mjete të tjera, në zonë e Universal Studios Hollywood në Kaliforni.

Aksidenti ndodhi në orët e mbremjes së 20 prillit, kur papritur tramvaji doli nga shinat. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të ndihëmës së shpejtë dhe zjarrëfikësve bën që të minimizoheshin dëmet

Menjëherë pas ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë nisi hetimi, ku dyshimet e para janë se sistemi i frenimit nuk ka reaguar në kohë.

Tramvaj, është një mjet transporti i përhapur në Universal Studios Hollywood, që mbulon një zonë me një sipërfaqe prej më shumë se 400 hektarë.

Qyteti është edhe një atraksion turisitik, pasi ofron udhëtime emocionuese që zbulojnë skena të filmave të njohur dhe aktivitet të ndryshme argëtuese për të rritur edhe fëmijë.

Universal studio filloi punën si një studio filmi në vitin 1915, më pas u zgjerua si një park tematik në vitin 1964. Me kalimin e vitieve investimet u shtuan, duke u zgjeruar në Universal Orlando Resort dhe Universal Studios Singapore.

Rreth 70% e Universal studios shtrihet brenda ishullit të qarkut të Universal City, ndërsa pjesa tjetër shtrihet brenda kufijve të qytetit të Los Angeles, Kaliforni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE