3 shenjat që tregojnë se ti mund të jesh problemi në një lidhje

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
3 shenjat që tregojnë se ti mund të jesh problemi në një lidhje

Jo gjithmonë gjërat shkojnë vaj dhe këtu s’e kemi fjalën vetëm për marrëdhëniet e dashurisë. Nëse vazhdimisht keni debate dhë përfundoni duke u zënë me njerëzit rrotull, mos vallë jeni ju problemi?

Jonathan Bennet, këshillues dhe autor i site-it “The Popular Man”, identifikoi 3 fakte kryesore që dëshmojnë se faji i çdo debati e ka një emër – ti!

1. Ti nis çdo sherr

T’i mbash ndjenjat përbrenda nuk është aspak gjë e mirë, por edhe shpërthimet e kota për vogëlsira s’janë normale. Vendoseni problemet në peshore dhe pyesni veten: A ia vlen ta bëjë kaq të madhe?

“Nëse shumica e konflikteve dhe debateve nisin nga fjalët e tua të ashpra, është një shenjë se problemi qëndron tek ti. Ndoshta do të ishte mirë të qetësoheni dhe t’i zgjidhni gjërat me qetës”, thekson Bennet.

Pra, anashkalojini ca gjëra dhe mos nisni direkt diskutimin me shpatë të madhe!

2. Shqetësimet e tjetrit ju hynë në njërin vesh dhe ju dalin nga tjetri!

E kemi fjalën pikërisht për atë momentin kur partneri, shoqja, mami etj është duke të dhënë 100 argumenta mbi gjithë debatin, ndërsa ti largohesh sikur s’ka ndodhur asgjë. Nuk i dëgjon deri në fund, mundësisht vendos kufjet dhe fjalët e tyre të duken Blla-Blla-Blla. Por nëse s’ka komunikim, asgjë tjetër s’ka rëndësi.

3. S’të ngjit me njeri

Njerëzit janë të ndryshëm dhe s’kemi pse krijojmë marrëdhënie të ngushta me këdo. Pra, nëse nuk ke shumë miq, s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse nuk ke asnjë, atëherë ka diçka që s’shkon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49593 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE