Editorial/ Një muaj para finales, si kanë avancuar në fushë ‘shahistët’ e Big Brother Vip

vovalbania April 24, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Editorial/ Një muaj para finales, si kanë avancuar në fushë ‘shahistët’ e Big Brother Vip

Finalja e Big Brother Vip Albania është një muaj larg dhe tashmë kanë nisur kalkulimet e para për grupin që do të prekë spektaklin e magjishëm të 25 majit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Herët për të parashikuar një fitues të mundshëm, por deri tani secili prej nesh ka të paktën 5 emra të cilët mund të shkojnë në finale kokë më kokë me njëri tjetrin.

Të gjitha parashikimet deri tani rrotullohen te Juli, Romeo, Heidi, Egla dhe Meritoni. Pikërisht këtu fillon problemi. Duke qenë se 5 banorë garojnë me njëri tjetrin për një vend për finale, njëri mes tyre do të sakrifikohet, duke qenë se formula e dy edicioneve të shkuara ka pasur vetëm katër finalist.

Ata që kanë marrë më shumë konfirmime deri në këtë pikë të lojës në televotime të hapura përgjatë gjithë rrugëtimit kanë qenë Juli, Romeo dhe Heidi. Kujtojmë se secili prej tyre është shpallur të paktën 2 herë në listën e tre më të preferuarve, dhe 1-2 herë lider i javës nga votat e publikut.

Në gjuhën e shifrave këto konfirmime mjaftojmë për të pasur 3 finalistët e parë, të cilët në çdo spektakël kanë qenë kryefjalë e diskutimeve, dhe shënjestër e shumë banorëve për debate “në kuadër të lojës”.

Nga ana tjetër dy banorët më të sprovuar këtë edicion të BBV, mbeten Egla Meritoni. Duket se mbështetja ndaj tyre nuk ka qenë më e vogël duke qenë se Vëllai i Madh vendosi të shfuqizojë edhe zarfin e zi për të garantuar vijueshmërinë e tyre në lojë.

Kujtojmë këtu një episod të pak javëve më parë kur Egla dhe Meritoni u dërguan në dhomën e bardhë në televotim me Ilnisën, edhe kjo një tjetër konkurrente shumë e fortë e këtij edicioni që në javët e para po ashtu u shpall e preferuar dhe përflitej si një nga favoritet kryesore.

Nisur nga kjo, fakti që Egla dhe Meritoni u votuan më shumë nga publiku krahasimisht me Ilnisën ishte një konfirmim për fuqinë e tyre jashtë. Kjo e renditi Meritonin automatikisht në listën e banorëve më të fortë të publikut.

Ashtu si ky Big Brother ka treguar me trendin që ndryshon vazhdimisht, për disa prime me radhë Meritoni aludohej në publik si një banor mjaft i fortë, që pot ë vazhdonte deri në fund me të njëjtin ritëm do të prodhonte një fitues nga Kosova në këtë reality shoë, duke qenë se gjithë shtëpia në shumë raste kishte qëndruar kundër tij.

Por magjia u prish! Tashmë jot ë gjithë luftojnë kundër Meritonit. Duke u gjendur i vetëm në shtëpi, ai u ndje disi i detyruar të rregullojë marrëdhënien e tij me ish mikun e ngushtë nga jashtë shtëpisë, Romeo Veshaj. Krejt papritur Meritoni nuk është i vetëm kundër të gjithëve, por bashkë me Romeon në shumë raste duke mbrojtur këtë të fundit, ose të dashurën e tij Heidin për t’i dëshmuar atyre se është i vërtetë në miqësi, duke harruar lojën.

Egla Ceno nga ana tjetër, përflitej për shumë javë me radhë si fenomeni i këtij Big Brother, që kishte arritur të ulte edhe autoritetin e Vëllait të Madh. Por një shëtitje jashtë shtëpisë dhe disa pamje të publikuara në Komunë të Parisit, ulën besueshmërinë e publikut si në format, ashtu edhe në raportin e drejtë me këtë konkurrente, e cila vazhdimisht përflitet se është e favorizuar.

Kjo e bën atë të diskutueshme si në debate, ashtu edhe në rrëfime personale që nga vërtetësia e pafajshme që kishin para se të merrte konfirmimin për fuqinë e saj jashtë, sot kanë nota të larta arrogance shpesh herë edhe me moderatorin Ledion Liço, në spektakël.

Egla mori një konfirmim në sytë e publikut në televotimin e fshehtë që pati më Julin. Por ngatërresa e Ledionit me shifrat doli se vetëm 3400 veta kishin votuar për të preferuarin e tyre që sipas tij prodhoi një rezultat pro Julit, me vetëm 18 vota diferencë.

Një pjesë shumë e vogël kësaj here, shihet e revoltuar pse Egla nuk doli e preferuar, ndërsa një pjesë akoma më e madhe (kryesisht komentues në faqen zyrtare të Big Brother Vip), akuzon produksionin për manipulim të shifrave pasi sipas tyre avantazhi i Julit në raport me Eglën është shumë më tepër se kaq.

Deri tani gjasat janë që vendi i katërt në finale të luhet mes Eglës dhe Meritonit. Megjithatë çdo gjë mund të ndryshojë deri në datë 25 maj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50411 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE