Ish-banori i BBV për Heidin: “Është fituesja absolute e këtij edicioni”

vovalbania April 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banori i BBV për Heidin: “Është fituesja absolute e këtij edicioni”

Lid Delia la pak ditë më parë shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas një nominimi përballë Liamit.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai krijoi afrimitet me Romeon dhe Heidin.

Sa i përket Heidit, në një lidhje telefonike për “Breaking” në Top News, Lidi është shprehur i bindur se ajo do të jetë fituese e këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

“Egla thjesht nuk dëshiron të harxhojë energji me Liamin. Egla e di kë ka konkurrent, nuk i intereson lufta me Liamin, Fokusi i saj është Juli, Egla dhe Romeo. Liami ka të djegura të gjitha kartat me Eglën. Nuk mendoj se mund të ketë më raport të mirë mes Heidit dhe Eglës.

Heidi është lojtarja më e veçantë, më klasikja dhe më e mirë e të gjithë BBV deri tani. Mban një balancë mes lidhjes dhe lojës në mënyrë perfekte. Është fituesja absolute e këtij edicioni. Unë marr në dita qindra mesazhe nga italianë të apasionuar pas Heidit. Për mua Heidi është një fenomen i këtij BB, më e thjeshta, më e kujdesshme”-u shpreh Lidi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE