Xhelozi dhe dhunë, historia e marrëdhënies toksike të Erjola Doçit! Sot baba i një fëmije, kush është ish-partneri i moderatores

vovalbania April 27, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Xhelozi dhe dhunë, historia e marrëdhënies toksike të Erjola Doçit! Sot baba i një fëmije, kush është ish-partneri i moderatores

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të.

erjola doci

Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon.

erjola-doci2

“Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”, – tha moderatorja.

Por, ndonëse ky raport është mbyllur, banorja duket ende e përfshirë emocionalisht. Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

erjola doci8

“Si mund ta kujtosh prapë atë moj?!”, e pyeti Juli habitur. Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste. “Edhe 100 çunit të huaj pra”, – tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë. Më herët Panorama zbuloi se ish-i dashuri i Erjolës, aktualisht është në një lidhje me të tjetër vajzë që në rrjetet sociale është e njohur për jetën e luksit që bën si dhe e motra ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionet e shkuara.

erjola doci1

Tashmë ish-partneri i Erjolës është bërë me fëmijë, duke e mbyllur këtë kapitull. Por teksa kishte një histori me Erjolën, të shumtë ishin në dijeni të kësaj lidhjeje dhe madje edhe të rasteve që ky raport bëhej edhe toksik. Të përfshirë kanë qenë edhe familjarët e Erjolës, që edhe kanë tentuar ta largojnë nga kjo lidhje.

Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ish-partnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur./Panorama Plus

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50397 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE