Igli Hasani në Bruksel: Shqipëria e palëkundur për angazhimin në BE!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Igli Hasani në Bruksel: Shqipëria e palëkundur për angazhimin në BE!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në takimin jozyrtar ministror të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ku ka nënvizuar “angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE”.

“Rruga e reformave të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria e ka udhëhequr përmes një reforme gjithëpërfshirëse dhe transformuese në drejtësi, mbetet vendimtare për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurimin e progresit ekonomik”, shkruan Hasani në median sociale X.

Kryediplomati bëri me dije se shqiptarët presin me padurim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të Planit të Rritjes, “si pjesë e integrimit të përshpejtuar dhe jemi gati për të filluar negociatat për grupin themelor”.

At the informal Ministerial meeting of the General Affairs Council in Brussels, I reiterated #Albania‘s unwavering commitment to the EU integration agenda.

The path of continued reforms, particularly in the area of the rule of law, which Albania has spearheaded through a… pic.twitter.com/GFVFFGoxHQ

— Igli Hasani (@IgliHasani) April 30, 2024

Shqipëria një ndër vendet më pro-perëndimore në Ballkan

Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata.

Në Shqipëri, 82% e të anketuarve shprehen se qeveria duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin.

Drejtori i institucionit, Paul McCarthy thotë se përkrahja për anëtarësimin në NATO mbetet po ashtu e fuqishme, në Shqipëri, 64% e të anketuarve mendojnë që anëtarësimi në NATO është shumë pozitiv për vendin, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut një vlerësim të tillë e japin 32% të të anketuarve, ndërsa në Malin e Zi vetëm 28% e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE