Çfarë nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur…

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur…

Pa marrë parasysh se sa shumë e doni partnerin tuaj, ka disa sjellje që ju bezdisin në raport me të. Zilja e lartë e telefonit, bisedat me zë të lartë me njerëzit që takon rrugës, pra janë plot situata që ju acarojnë. Sabrina Romanoff, psikologe klinike në New York, thotë se ekziston një gabim i zakonshëm që shumë çifte e bëjnë kur përpiqen të rregullojnë sjelljet acaruese të partnerit.

“Mos kritikoni pa fakte dhe një bazë të fortë argumentesh,”-thotë ajo. Për shembull, ajo sugjeron shmangien e kritikave të tilla si: “Ti gjithmonë harron të më tregosh për planet e tua deri në sekondën e fundit”, ose “Është kaq e bezdisshme që vetëm unë laj enë sepse ti nuk i prek me dorë”, etj.

Ankesa si këto, jo vetëm që do ta bëjnë partnerin të ndihet i sulmuar, por ata me siguri nuk do të duan më të angazhohen në asnjë gjë që ka lidhje me shtëpinë, mbarëvajtjen e punëve, fëmijët etj. Pra, në vend që të përqendroheni vetëm në atë që ata po bëjnë gabim, shpjegoni ndikimin që ka te ju një sjellje e caktuar dhe tregoni se çfarë do donit që personi tjetër të bënte në vend të kësaj.

Mund të thoni: “Më shqetëson kur nuk më tregon për planet e tua deri në minutën e fundit. A mund të më japësh herën tjetër një sinjal që edhe unë të mos rri gjithë natën zgjuar duke menduar se ku je?” Zhvendosja e bisedës drejt një zgjidhjeje ka më shumë gjasa të çojë në një diskutim kuptimplotë dhe më pak zënka dhe debate të zgjatura.

Ndërkaq, e takoni dikë, përshtateni, lidhja është duke ecur mirë, por pastaj, krejt papritmas diçka ndryshon. Thjesht gjërat nuk vazhdojnë të funksionojnë më. Partneri nuk është aq i dashur ose prezent si në fillim kur kishit rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Sipas Holly Parker, autore e If We’re Together, Why do I Feel So Alone? ky është problem mjaft i zakonshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk është e lehtë ta zbuloni. Mungesa emocionale është paaftësia apo mungesa e gatishmërisë për të ndërtuar një lidhje emocionale me dikë. Ky është një flamur i madh i kuq kur vjen puna te lidhjet e dashurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51126 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE