Gjithçka që duhet të dini për fenomenin “tru kokoshkë”!

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të dini për fenomenin “tru kokoshkë”!

Sipas një studimi të publikuar në “Vision Direct”, amerikanët do të kalojnë mesatarisht 44 vite të jetës së tyre duke i ngulur sytë në pajisjet elektronike. Si rezultat i kësaj kohe para ekranit, të kaluar mes punës dhe jetës personale, nuk është çudi që vëmendja të bie dhe interesi për aktivitete të vërteta dhe jo elektronike të mos jetë edhe aq interesant. Ky fenomen njihet si “tru kokoshkë”, një fenomen që njerëzit me gjasë do e përjetojnë çdo ditë e më shumë.

Termi lidhet me studiuesin e teknologjisë dhe cilësisë së jetës, David Levy, i cili fillimisht e shpiku termin në fillim të viteve 2010 në “University of Washington Information School”. Ekspertët mendojnë se kjo gjendje lidhet me zvogëlimin e vëmendjes dhe interesit të dikujt në jetën e përditshme kur truri i tyre mësohet me produkte të shpejta nga interneti dhe rrjetet sociale.

Metafora ‘tru kokoshkë’ i referohet përvojës së përpunimit të shpejtë të komandave elektronike me një ritëm të ngjashëm me ndjekjen e misrave që bëhen kokoshka. Çfarë e shkakton këtë gjendje? Neuropsikiatri Thoma Laudate thotë se teoria e “trurit të kokoshkave” lidhet me faktin se truri ynë mund të mësohet me ritmin e shpejtë dhe ndjesitë pozitive që shkaktohen nga “lundrimi” virtual në pajisjet elektronike, gjë që e bën të vështirë përqendrimin në gjërat e vërteta dhe reale.

Laudate thotë se nuk ka një listë të shenjave ose simptomave rreth konceptit të “trurit kokoshkë”. Por, një nga të vetmet dhe kryesoret është fakti që ju humbisni interesin për aktivitete në jetën reale, që mund të jetë një ecje, leximi i një libri, takimi me miqtë, argëtimi në vende të ndryshme, pra gjithçka e vërtetë humbet shkëlqimin dhe ju keni interes vetëm për aktivitetin elektronik. Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë gjendje mund të jenë njëherësh edhe ankthi dhe depresioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51130 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE