Gjithçka që duhet të dini për drurin e dashurisë!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të dini për drurin e dashurisë!

Butea monosperma, i njohur si ‘flakë mali’ dhe si druri i dashurisë po i pushton kopshtarët. Ajo mund të rritet deri në 15 metra. Kjo pemë gjetherënëse ka një trung të shtrembër, të përdredhur dhe degë të parregullta me lëvore gri të ashpër. Kurora është e parregullt, por e rrumbullakosur. Lulet e mrekullueshme tërheqin zogjtë dhe insektet.

Druri ka sukses në saksi dhe mund të mbillet gjatë tërë vitit. Druri rritet ngadalë, ndërkaq fletët e mëdha me aromë të këndshme mund të prisni të zhvillohen nga fundi i dimrit. Kjo pemë paraqet simbolin e ardhjes së pranverës dhe dashurisë për shkak të fletëve të saj ngjyrë të kuqe.

Madje edhe poetët kanë qenë të inspiruar nga ky dru aq sa edhe nobelisti Rabindranath Tagore, i magjepsur nga bukuria e saj ka shkruar poezi të mrekullueshme. Fletët e këtij druri përdoren për servirjen e ushqimit, por edhe për përfitimin e ngjyrave për pëlhura. Emri i zakonshëm i flakës së pyllit ka të bëjë me ngjyrat e luleve portokalli dhe të kuqe, të cilat supozohet se imitojnë ngjyrat e zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51179 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE