Aksident i rëndë në Tiranë/ Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit të policisë dhe përfundon në Lanë

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në Tiranë/ Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit të policisë dhe përfundon në Lanë

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është përfshirë në një aksident me mjetin e policisë mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. Bëhet me dije se punonjësi i policisë, teksa po lëvizte në zonën e Shkozës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumin Lana.

Efektivi është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE