Banka Botërore, mbështetje Shqipërisë për menaxhimin e fondeve publike!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banka Botërore, mbështetje Shqipërisë për menaxhimin e fondeve publike!

Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas shprehu sot gatishmërinë e Bankës Botërore për të mbështetur Shqipërisë në lidhje me Strategjinë e 3-të të Menaxhimit të Financave Publike.

Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të këtij dokumenti, Salinas tha se “nga ana e Bankës jemi të lumtur të mbështesim përpjekjet tuaja, por veçanërisht sa i përket Këshillit Fiskal, lidhur me forcimin e kuadrit të PPP-ve në menaxhimin e fondeve publike, reformat në sektorin publik dhe mbështetjen e sistemit të informacionit të menaxhimit financiar”.

Kemi diskutuar në lidhje me mbështetjen tonë lidhur me prokurimet e Bashkimit Europian, që është një element i rëndësishëm për të sjellë pranë jush transparencën e llogaridhënien. Objektivi kryesor i menaxhimit të financave publike është të përmirësojmë jetën e qytetarëve nëpërmjet menaxhimit më të mirë të financave publike. Prandaj është edhe në qendër të vëmendjes sonë, në mënyrë që të gjithë në Shqipëri të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur përmes përdorimit eficient të burimeve.

E dyta, e bëjmë këtë duke ruajtur disiplinën fiskale nëpërmjet mbledhjes së menaxhimit të të ardhurave e të borxhit, ndaj mendoj se menaxhimi i fondeve publike ka një përfshirje të të gjithëve në vend.

Për këtë arsye, teksa shikojmë strategjinë, ne përgëzojmë përpjekjet e MF-së dhe BE-së për hartimin e këtij dokumenti e mendoj se ka katër elementë kritikë.

I pari është prioritizimi dhe kjo është e rëndësishme sepse gjithmonë do të ketë nevojë për më shumë burime ndaj dhe duhet që të ketë një mënyrë shumë sistematike për t’i dhënë prioritet financave publike.

Salinas shtoi se gjithashtu e dyta është eficienca në përdorimin e burimeve, vlera e parave në momentin që investohen financat publike. Sipas tij, e gjitha kjo duhet që të merret në konsideratë si duhet.

E treta është transparenca dhe llogaridhënia e unë mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për këtë strategji e për përfituesit e kësaj strategjie. Mundësia për korrupsion të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur.

I katërti është fleksibiliteti. Ajo që kemi parë në Shqipëri në vitet e fundit është që ka pasur shok dhe kur ka momente shoku ka nevojë për rialokimin e financave publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51422 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE