Jetoi 75,000 vjet më parë, shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e Neandertalit!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jetoi 75,000 vjet më parë, shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e Neandertalit!

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë realizuar një rindërtim 3D të fytyrës së një Neandertali, parardhësit të njeriut, i cili u zhduk rreth 40 vite më parë. Fotoja tregon fytyrën e një gruaje që ka jetuar rreth 75 mijë vite më parë në planetin tonë. Imazhi i fytyrës 3D të gruas u ndërtua nga shkencëtarët bazuar në mbetjet e copëtuara të një kafke e cila është gjetur në vitin 2015 në shpellën Shanidar në Kurdistan.

Arkeologët Britanikë morën mbetjet e kafkës dhe i transferuan ato drejt Mbretërisë së Bashkuar ku shkencëtarët punuan për të bashkuar copëzat dhe për të rikrijuar kafkën e gruas e cila besohet se ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 vjeçe.

Procesi i formimit të kafkës mori më shumë se një vit kohë. Ndërkaq, Emma Pomeroy e cila rikrijoi kafkën e Neondertalit ka rrëfyer për BBC-në se për të kjo ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht emocionuese. Media Britanike dhe platforma Netflix kanë punuar së bashku për të sjellë për publikun dokumentarin e quajtur ‘Sekretet e Neandertalëve’ i cili pritet të zbulojë më shumë për evolucionin dhe zhdukjen e tyre rreth 40 mijë vite më parë.

Rikujtojmë, se shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi fytyrën e asaj që mund të jetë njeriu më i vjetër që ka ecur mbi Tokë, një grua që ka jetuar 45,000 vjet më parë. Tiparet e saj të errëta u sollën në jetë nga një ekip ndërkombëtar akademikësh nga Brazili, Australia dhe Italia duke përdorur një model digjital të kafkës së saj të thyer. Mbetjet e fosilizuara të gjetura në Çeki më shumë se 70 vjet më parë janë vetëm një pjesë e kafkës, pasi studiuesit besojnë se ajo u konsumua nga një kafshë pas vdekjes.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE