Statusi i prokurorëve të SPAK-ut, ministri Manja: Kërkohet vullnet më i gjerë!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Statusi i prokurorëve të SPAK-ut, ministri Manja: Kërkohet vullnet më i gjerë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se Kodi i ri Penal është i nevojshëm, por duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë reflekton 61 direktiva të BE-së.

Që duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them unë. Ne jemi në procesin e negociatave të integrimit në Bashkimin Europian dhe është kërkesë e Brukselit që Shqipëria duhet të ketë një Kod të ri Penal që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë e teknologjisë. Aktualisht kemi një Kod Penal të miratuar në vitin 1995, ndërsa Kushtetuta u miratua në vitin 1998.

Manja theksoi se në Kodin Penal aktual, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe të teknologjisë është ndërhyrë 33 herë.

E kemi bërë Kodin Penal arna arna, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një Kod të ri Penal. Ka një draft, një produkt të një grupi pune që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, por që do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik.

Miratimi i Kodit Penal kërkon shumicë të cilësuar dhe unë personalisht dua që ky Kod, ky draft, të marrë të gjithë kohën e duhur për t’iu nënshtruar një konsultimi të gjerë publik, sepse do të jetë një Kod Penal që do t’i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim me të cilin do të përafrohemi me BE-në. Reflektohen në atë draftpune 61 direktiva të BE-së në fushën penale. Në momentin dhe kohën e duhur do ta hedhim në konsultim.

Pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Manja foli edhe mbi kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

Lidhur me kërkesën e kreut të SPAK-ut për të qartësuar statusin e prokurorit të SPAK-ut pas mandatit 9-vjeçar, tjetër gjë është e drejta që parashikon ligji, tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit të kësaj trupe nesër në institucionet e Prokurorisë. Sot, SPAK-u është prokuroria që për nga niveli është e barazuar me Prokurorinë e Apelit”.

Prokurorëve të SPAK-ut, pas mbarimit të mandatit në atë strukturë do të duhet t’iu garantohet profesioni në Prokurorinë e Apelit ose nëse duan, në nivel drejtues në prokuroritë e Shkallës së Parë.

I pyetur nëse do të ketë rikandidim të tyre, Manja sqaroi:

Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje. Por, prisni! Janë në vitin e pestë të ushtrimit të funksioneve të tyre. Në momentin që do të shtrohet kërkesa që kanë, të jeni të bindur, si Ministër i Drejtësisë dhe ligjvënës, pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim për maxhorancën do të kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë sesa të maxhorancës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51257 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE