Martesa me numrin më të madh të të ftuarve dhe si ka lindur “muaji i mjaltit”/Zbuloni më shumë në këtë artikull!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martesa me numrin më të madh të të ftuarve dhe si ka lindur “muaji i mjaltit”/Zbuloni më shumë në këtë artikull!

Para 4000 vjetësh ishte bërë praktikë e pranueshme në Babiloni që një muaj pas martesës babai i nuses ta dehte dhëndrin me një birrë. Duke pasur parasysh se ata e kishin një kalendar hënor, ky muaj është quajtur muaj mjalti, ose siç e quajmë ne tani, muaji i mjaltit.

Anglezët e quajnë kumbarën “Best man” (njeriu më i mirë), ndërsa kjo shprehje u shfaq në periudhën kur skocezët i rrëmbenin gratë e tyre të ardhshme. Një mik i dhëndrit quhej “best man” ose njeriu më i mirë, ndonëse tradita thuhet se rrjedh nga Gotët e vjetër.

Rreth vitit 1500, numri më i madh i martesave bëhej në qershor, sepse larja bëhej në maj dhe njerëzit deri në qershor ende mbanin erë të mirë. Megjithatë, në rast se dikush fillonte të kundërmonte, nusja në duart e saj mbante një buqetë me lule që të dominonte era e mirë.

Unaza e fejesës dhe unaza e martesës barteshin në gishtin e unazës, sepse besohej se vena nga ai gisht shkon drejt e në zemër. Kjo venë quhej vena e dashurisë. Fustanin e parë të bardhë të nusërisë e kishte veshur princesha Victoria në vitin 1840. Më parë, nuset vishnin fustanin më të bukur që kishin.

Tek shumë popuj ekziston një besim se nëse dhëndrit i bie unaza gjatë ceremonisë së dasmës, martesa do të jetë e mallkuar. Shumë popuj besojnë se nusja do të jetë më e lumtur nëse vesh këpucë të vjetra. Martesa me numrin më të madh të të ftuarve ishte martesa hebraike në Jerusalem në vitin 1993, në të cilën morën pjesë 30.000 njerëz.

Nuset në Suedi vendosnin një monedhë argjendi nga babai në njërën këpucë dhe një monedhë ari nga nëna në këpucën tjetër, që prindërit të siguroheshin se ajo kurrë nuk do të mbetej pa para. Në Finlandë nuset shkonin derë më derë me një thes të zbrazët, në të cilin vendoseshin dhuratat, ndërsa me të shkonte gjithmonë mashkulli më gjatë i martuar, i cili përfaqësonte jetëgjatësinë e martesës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE