Ndërtoi aeroplanmbajtësen me telekomandën më të madhen ndonjëherë, YouTuberi shënon rekord botëror!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërtoi aeroplanmbajtësen me telekomandën më të madhen ndonjëherë, YouTuberi shënon rekord botëror!

Rekordet Botërore Guinness kanë njoftuar se James Whomsley ka ndërtuar modelin më të madh në botë të aeroplanmbajtëses me telekomandë. Gjithashtu, Whomsley ka ulur dy aeroplanë me telekomandë në mbajtësen 4 metra duke shënuar kështu një tjetër rekord botëror.

Bëhet e ditur se për ndërtimin e këtij projekti atij iu deshën tre muaj. Aeroplanmbajtësja është bërë nga druri, materiale tekstili dhe fije qelqi. Pas ndërtimit të saj, Whomsley duhej të mësonte se si të fluturonte aeroplanët me telekomandë, ku edhe i vendosi disa kamera për të qenë në gjendje të shihej mirë ulja e tyre.

Fluturimet testuese janë realizuar në liqenin Rudyard të Straffordshire, Angli, ndërsa videoja e postuar në YouTube nga Guiness tregon përpjekjet e shumta për të ulur aeroplanët dhe procesin e ndërtimit të mbajtëses. Whomsley edhe më parë kishte vendosur rekord botëror duke ndërtuar makinën më të shpejtë me telekomandë me motor jet.  Makina ka arritur një shpejtësi prej 152 km/h.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51531 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE