Gjatë 2023 u dorëzuan 800 ankesa për shkeljen e të drejtave pranë Inspektoratit të punës …

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjatë 2023 u dorëzuan 800 ankesa për shkeljen e të drejtave pranë Inspektoratit të punës …

Shqiptarët kanë dorëzuar 800 ankesa për shkeljen e të drejtave në punë pranë Inspektoratit të punës gjatë vitit 2023, ku numri më i madh i denoncimeve lidhet me mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune…

Punonjësit shqiptarë janë ankuar më shumë për marrëdhënien e punës në ndërmarrjet shtetërore, shoqëritë e ruajtjes së sigurisë fizike, institucionet arsimore që zënë 38 % e totalit të ankesave.

Problematikë është shënuar edhe për mosrespektimin e kontratave të punës në aktivitetin tregtar e bizneset prodhuese, ku mbizotërojnë ankesat në sektorin fason.

 Inspektimet e kryera në 216,594 vende pune sipas raportit zyrtar kanë klasifikuar shkeljet më të shumta në lidhje me informalitetin, ku punonjësit paguhen më pak sec deklarohen, ose marrin pagë në të zezë.

“Janë konstatuar 1,965 punëmarrës informal ose 9.2% më shumë se një vit më pare, nga të cilët për 1949 prej tyre është formalizuar marrëdhënia e punësimit brenda procesit inspektues”, thuhet në raportin e  vitit 2023 të Inspekoratit të Punës.

Në vend të dytë rezulton të jetë problematike siguria dhe shëndeti në punë, me 168 punëmarrës të aksidentuar në punë, nga të cilët 30 me pasojë humbjen e jetës. Në vijim 24% e  shkeljeve janë gjetur për kushtet e punës…

Mirëpo krahasimi i shifrave ndër vite në “regjistrin e aksidenteve në punë” tregon një ulje të lehtë të incidenteve e një përpjekje për përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri, pasi për vitin 2022 kishte të rregjistruara 26 raste më shumë aksidente në punë, ku nga 194 prej tyre 32 ishin me pasojë fatale për jetën. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar edhe 215 punëmarrës nën 18 vjeç që punojnë ose ilegalisht ose që ju cënohet siguria e shëndeti në punë. Rritja e punëmarrësve të huaj në Shqipëri ka bërë që të mos mungojnë ankesat prej tyre, edhe pse përbëjnë një numër të vogël denoncimesh, 0,45% të totalit të ankesave. Raporti nxjerr në pah se punonjësit në kryeqytet janë ankuar më së shumti me 64%, më pas janë vlonjatët me 8%, pasuar nga korçarët…

Vetëm 13% e subjekteve kanë kryer shkelje flagrante dhe janë dënuar me masë pezullimi, të tjerët janë ndëshkuar me gjobë ose me masën paralajmërim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51406 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE