Qeshi me klipin e tij, Lisi i revoltuar me Gracianon: Nuk e fal më “kamikazin”

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeshi me klipin e tij, Lisi i revoltuar me Gracianon: Nuk e fal më “kamikazin”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë rikthyer klipet prezantuese të të gjithë banorëve.

Teksa u transmetua klipi i Elvis Myrta, Graciano dhe Heidi qeshën, gjë që preku Romeon.

Këtë situatë e ka komentuar sot në “Wake UP” Elvisi.

I pyetur se si u ndje nga të qeshurat e Heidit dhe Gracianos, gazetari tha:

“Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51376 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE