Graciano i jep informacion nga jashtë Romeos? Ja çfarë i tha balerini

vovalbania May 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Graciano i jep informacion nga jashtë Romeos? Ja çfarë i tha balerini

Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj ai nuk ështënë nivelin e lojës ku duhet të ishte.

“Po më jep informacion nga jashtë?” e pyeti Romeo, megjithëse balerini e anashkaloi situatën duke i thënë që e kishte për vëllain e aktorit, Donald Veshaj dhe partneren e tij, Bora Zemani.

“Edhe ti nusen e famshme e ke”, iu drejtua Romeo, ndërsa balerini i tha që Argjira Spanca është një njeri duke shtuar se aktori ka pas një kompani që e mbështesin.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ke një suport nga njerëzit jashtë që i ke të famshëm dhe prap sje atje ku je. A e kupton ti?

Romeo: Po më jep informacion nga jashtë?

Graciano: Jo, jo

Romeo: Kam suport nga njerëzit e famshëm që janë jashtë

Graciano: Po është Bora dhe Donaldi

Romeo: Është vëllai im more

Graciano: Po, dhe ku është informacioni këtu? Se di ti këtë?

Romeo: Edhe ti nusen e famshme e ke

Graciano: Po të famshme e kam, por ti ke kompani
Kujtojmë që disa javë pas eliminimit, Graciano u rifut sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE