“Na bën të qeshim më shumë se me kolegët humoristë…”/ Ermal Mamaqi i dërgon mesazh Heidit!

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Na bën të qeshim më shumë se me kolegët humoristë…”/ Ermal Mamaqi i dërgon mesazh Heidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”. Heidi mori një mesazh nga Ermal Mamaqi.

Heidi o super vajzë nga Durrësi. Ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se me kolegët humoristë. Duhet të na vish në ‘show’ komedi se e ke dhunti. Romeo pate fat, jam me Heidin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE