Paloma rikthehet në Big Brother? Ish-banorja: Do më shikoni në një edicion special…

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paloma rikthehet në Big Brother? Ish-banorja: Do më shikoni në një edicion special…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Ndërkohë, ajo zbuloi se do të pranonte të ishte pjesë e një edicioni të veçantë të Big Brother.

Do tregoja Palomën që njerëzit nuk e njohin që unë di të argëtoj dhe të bëj për të qeshur. Unë nuk jam shumë natyrë luftarake si u prezanova në “BBV1”. Unë në rrethin tim shpërthej dhe kënaqem… Do keni mundësi të më shikoni se nuk ka mbaruar Big Brother për mua… Do jetë diçka brenda kontekstit të Big Brother… Do jetë Big Brother me elementë që janë spikatur ndër vite. Kam qejf të jem dhe besoj do jem. Dua ta jetoj, nuk ka lidhje për famën. Dua ta jetoj eksperiencën që nuk e jetova të “BBV1”…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE