Në rrjet nuk mungojnë lëvdatat, por Arbana mungon sërish në festën e TCH dhe habit me postimin

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në rrjet nuk mungojnë lëvdatat, por Arbana mungon sërish në festën e TCH dhe habit me postimin

Stafi i televizionit të njohur, “Top Channel”, u mblodh mbrëmjen e djeshme për të festuar festën e fundvitit.

Për këtë mbrëmje, si rrallëherë, Sara bëri një postim në InstaStory ku shihej duke festuar me Ledionin.

Mirëpo vëmendjen më të madhe e mori shkrimi i saj “thumbues”:

“Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë”.

Kujtojmë që verën e 2015 Ledioni ka moderuar “BB8” dhe pas asaj periudhe ai është ‘zhdukur’ nga mediat dhe daljet e tij publike kanë qenë të rralla.

Gjithashtu ajo çka ra në sy gjatë festës ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj.

Pak ditë më parë Ledion Liço bëri postimin e tij të parë në Instagram, ku një koment nuk mungoi edhe nga Arbana Osmani.

Në foton ku Ledioni shihej krah Sarës, Arbana i komentoi disa emoji me sy me zemra.

Gjithashtu ata filluan të ndiqen sërish në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49410 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE