Lufta e fshehtë e Rusisë ndaj vendeve të NATO-s!

vovalbania July 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lufta e fshehtë e Rusisë ndaj vendeve të NATO-s!

Zjarre në magazinat e armëve të lidhura me Ukrainën, kamera të fshehta në trenat e trupave ukrainase dhe vandalizëm ndaj automjeteve, janë stilet më të fundit të “luftës së errët” të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s, shkruan rrjeti amerikan CNN.

Rusia raportohet se ka nisur një fushatë sabotazhesh në vendet anëtare të aleancës duke shënjestruar linjat e furnizimit për Ukrainën dhe vendim-marrësit e tyre, thonë zyrtarë të lartë të NATO.

Këto burime flasin për një përshkallëzim të luftës ‘hibride’ të Rusisë muajt e fundit duke përfshirë sabotazhin e linjave të furnizimit, “që prej pikës së prodhimit, te ato të magazinimit dhe shpërndarjes. “Rusia po përpiqet të intimidojë aleatët tanë”, tha zyrtari anonim”.

Moska refuzon pretendimet si të pabaza, por ato ishin në fakt në axhendën e takimit të 75 vjetorit të NATO-s që nisi dje në Uashington.

Disa arrestime të fundit të profilit të lartë kanë zbuluar natyrën kaotike të atentateve të inteligjencës së Kremlinit që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë.

Vitin e kaluar 14 ukrainas e dy bjellorusë u arrestuan në Poloni si të dyshuar se punonin për inteligjencën ruse. Një 24 vjeçar ukrainas u dënua me gjashtë vjet burg pasi merrte urdhra nga shefi tij rus i quajtur Andrzej, me të cilin kontaktonte në rrjetin Telegram prej shkurtit 2023.

Andrzej e kishte paguar të riun Maxim fillimisht $10 për shkruar e shpërndarë parulla kundër luftës në Poloni por detyrat bëheshin gjithnjë e më komplekse.

Në një intervistë me CNN nga burgu i Lublin, Maxim tha se ishte larguar nga Ukraina drejt Polonisë për t’i shpëtuar varfërisë.

Ai shton se nuk ndjehej i detyruar të luftonte në Ukrainë. “Nuk besoj se vetëm se ke lindur në një vend duhet të shkosh të luftosh për të. Mos më keqkuptoni, nuk jam pro-rus, as pro-ukrainas, asgjë”.

Më pas Andrzej i dërgonte Maxim udhëzime ku të vendoste kamera sigurie në hekurudhën pranë Medyka, ku kalonin ndihmat ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. “Nuk mendoja se kjo mund të shkaktonte dëm, ishte e parëndësishme,” tha ai.

Maxim thotë se nisi të kuptonte se Andrzej ishte agjent rus kur i kërkoi të vendoste kamera jashtë një baze në Poloni ku stërviteshin ushtarë ukrainas.

“Këtë e dija që mu të ishte serioze dhe më vuri në siklet, prandaj vendosa të heq dorë, gjithsesi u arrestova një ditë më vonë”.

Siguria polake mbikqyrte aktivitetin e Maxim prej disa javësh dhe arrestimi i tij u pasua nga të tjerë si ai, duke ngritur shqetësim mbi masën e madhe të infiltrimit të Moskës në Poloni.

Ndërsa muajin e kaluar një zjarr i dyshimtë goditi një fabrikë armësh jashtë Berlinit në Gjermani ndërsa një ukrainas pro-rus 26 vjeçar u arrestua në aeroportin e Parisit pasi i shpërtheu një bombë artizanale që mbanë me vete.

Në mars një zjarr në një magazinë në lindje të Londrës solli dy arrestime për zjarrvënie dhe asistim të inteligjencës së huaj, saktësisht Rusinë.

Harrys Puusepp, zëdhënës i shërbimeve të siguisë së Estonisë tha për CNN se aktivitetet ruse janë përshkallëzuar muajt e fundit. “Kemi arrestuar 10 të dyshuar si të përfshirë në aktivitete hibride kundër sigurisë së Estonisë”.

“Rusia është e madhe dhe ka burime për luftën në Ukrainë si dhe kundër vendeve të tjera, njerëzit që nuk luftojnë në Ukrainë përdoren në rajone apo detyra të tjera. Ata kanë eksperiencë dhe një mendësi të dhunshme, nuk po tregojnë më durim në arritjen e rezultatit”, shkruan rrjeti CNN.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58477 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE