La vetëm 5 dollarë bakshish në restorant, Harry Styles kritikohet nga fansat!
Një video e fundit po qarkullon në rrjet ku një përdorues i TikTok, që supozohet se punon në industrinë e gastronomisë, ndau një faturë të një porosie restoranti së bashku me një fotografi që mori me Harry Styles. Fatura tregon se për një vakt prej 70 dollarësh, këngëtari la vetëm pesë dollarë bakshish. Bashkë me faturën dhe foton ishte edhe një tekst në ekran që thoshte: “Harry, të kam zbuluar, vëlla”.
Pasi video u bë virale, disa fansa të yllit britanik të muzikës mbrojtën këngëtarin nga këto ‘akuza’. “Bakshishi nuk është i detyrueshëm, zemër”, shkroi një komentues. “Në Evropë zakonisht jepen 5-10% bakshish”, shënoi një tjetër. Disa komentues të tjerë shtuan se Harry nuk e kuptonte kulturën e bakshishit sepse ai është britanik.
The math aint mathing #harrystyles #foryoupage #foryou #fyp #harrystylesvids #harrystylesedit #loveontour #hslot #harryshouse #harrystylestiktok #harrystylesvideos
Këngëtari i “As It Was” thuhet se është duke shijuar hotelin luksoz në vlerë 2500 euro nata në Londrën Qendrore me të dashurën Taylor Russell. Dyshja janë shfaqur disa herë bashkë por ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre. Marrëdhënia e tyre ka qenë private, por me sa duket po ecën me hapa të shpejtë pasi Taylor iu bashkua atij në hotelin luksoz. “Ai qëndroi në një hotel luksoz në Londër së bashku me të dashurën”,-tha një burim për The Sun.
Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, dalin për kafe, drekë dhe ecin me biçikletë nëpër Londër si turistë”,-thotë më tej burimi. Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja. Në më shumë se një dekadë që kur u bë një emër i njohur, jeta e dashurisë së Harry-t ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Swift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.