“Dua të bëj një koncert recital…”/Mira Konçi zbulon gjithçka në Top Albania Radio!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dua të bëj një koncert recital…”/Mira Konçi zbulon gjithçka në Top Albania Radio!

E ftuar në emisionit “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë artistja e njohur, Mira Konçi. Këngëtarja shumë e dashur e publikut është larguar prej rreth 1 dekade nga skena shqiptare, por edhe nga vendi, duke u shpërngulur në SHBA. Por në një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ajo ka zbuluar detaje nga karriera e saj si nisi gjithçka dhe jo vetëm…

Kozeta Kurti rikujtoi se nga kërkimet e saj në arkivat e RTSH gjatë viteve, Mira ishte këngëtarja e dytë që bënte një recital pas Parashqevi Simaku. Si u gjend ajo në atë magji? Ishte një peshë e rëndë mbi shpatullat e saj sa i përket përgjegjësisë?

Ideja ishte që pasi Gjergji më spikati për një muaj përgatitëm një koncert kryesisht me këngë të kompozuara nga Gjergji dhe kishte ndonjë material të huaj për të cilin dhe u censuram dhe u bë një provë e tmerrshme gjenerale që mund të mos jepej fare e gjithë gjëja. Por ia dolëm. 

Padiskutim isha në qiellin e shtatë. Kënga për mua ka qenë një pasion i lindur dhe e ndieja që duhet të më dëgjonte një njeri dhe ai që duhet të më dëgjonte ishte Gjergj Leka. Për këtë lutesha dhe ishte një fat. U bë koncerti, me një super jehonë dhe sukses. Ky koncert pasoi me një koncert tjetër recital që u bë në Pallatin e Sportit. U shkruajtën në gazeta dhe kur e kujtoj skenën e bukur me emrin Mira, për mua ishte ëndërr. 

Kur do të rikthehet Mira Konçi me një koncert të sajin recital?

Padiskutim që dua ta bëj një koncert recital. E ndjej që duhet ta bëj. 

Një njeri që vjen nga bota e madhe e artit, konkretisht muzikës është tolerant ndaj alternativave që sjell muzika me kalimin e kohës. Si i ka raportet Mira?

Mua më pëlqejnë padiskutim gjërat e reja që dalin, qofshin këto jo të asaj rryme që unë mund të shijoj. Unë pëlqej të bukurën. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE