‘Makina fluturuese’ kineze bën fluturimin e parë publik në Dubai!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Makina fluturuese’ kineze bën fluturimin e parë publik në Dubai!

Një makinë fluturuese e ndërtuar nga fabrika kineze e automjeteve elektrike Xpeng Inc. bëri fluturimin e parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe. E gjithë kjo si pjesë e programit të kompanisë për të nxjerrë produktin në tregjet ndërkombëtare. X2 është një aeroplan vertikal i ngritjes dhe uljes me dy vende (eVTOL) që ngrihet nga 8 helika dy në çdo cep të automjetit. “Ne po shkojmë hap pas hapi drejt tregut ndërkombëtar”, tha Minguan Qiu, menaxher i përgjithshëm i Xpeng Aeroht.

“Ne zgjodhëm Dubain për fluturimin e parë sepse është qyteti më inovativ në botë”, shpjegoi ai. Sipas grupit industrial, mjeti është i pajisur me një sistem kontrolli të fluturimit inteligjent dhe me mundësinë për funksionim autonom. Është gjenerata e fundit, sipas presidentit të kompanisë Xpeng dhe ky mjet mund të udhëtojë ne tokë e qiell dhe ndryshimi i modalitetit është mjaft i thjeshtë.

Sipas tij, së shpejti do të hyjë në prodhim masiv dhe dorëzimet e para do të nisin në 2024. Grupi i inxhinierëve që po punon për këtë mjet të ri, bëjnë të ditur se sipas projektit, fluturimi mund të ketë një autonomi prej 150-200 km, mund të transportojë dy pasagjerë, ka 2 helika dhe një sistem me parashutë në brendësi.

Rikujtojmë, se makina fluturuese që u vendos në funksion nga tetë motorë elektrikë, ka kryer disa muaj më parë fluturimin e parë 20-minutësh, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 102 kilometra në orë. Modeli është bazuar në makinat garuese, me peshë të lehtë nga alumini dhe karboni.

Makina fluturuese mbështetet në baterinë gjigante dhe mund të transportojë një person që peshon deri në 100 kilogramë. San Sunner, shef i zyrës për informim në Jetson, tha se pas testimit rigoroz disamujor, ekipi i Jetson ka arritur me sukses të kryejë fluturimin e parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49044 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE