Avioni i Miley Cyrus bën ulje emergjente, anulohet koncerti në Paraguaj

vovalbania March 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avioni i Miley Cyrus bën ulje emergjente, anulohet koncerti në Paraguaj

Miley Cyrus dhe ekuipazhi i saj raportohet se janë të sigurt, pasi një rrufe goditi avionin e tyre gjatë fluturimit për në Paraguaj.

“Për fansat e mi dhe të gjithë ata që janë shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe, e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë ata që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj”, ka shkruar Miley në llogarinë e saj të Instagramit.

Krahas mbishkrimit të saj, këngëtarja postoi një video të motit si dhe një foto të dëmtimit të avionit të saj të shkaktuar nga rrufeja.

Në ditët në vijim Miley do të performojë në Brazil më datën 26 mars.

Turneu i saj do të përfundojë pikërisht në kohën që do të kthehet në SHBA përpara ndarjes së çmimeve Grammy të planifikuara për në prill.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49060 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE