Grand Prix në Silverstone, Zarco regjistron kohën më të shpejtë!
vovalbania
August 06, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në provat e fundit të lira në Grand Prix të Britanisë së Madhe, koha më e mirë është regjistruar nga piloti Johan Zarco.
Duke drejtar një Ducati Pramak, ai është treguar më i shpejti, duke e kryer itinerarin në një kohë prej 1 minutë-59 sekonda dhe 005 të qindat.
Zarco la pas rivalët e tij Maverik Vinales dhe Jack Miller. Në këto prova, italiani Marco Bezzechi u rendit i 8-ti, ndërkohë që italiani tjetër Pecco Bagnaia arriti të dalë në vendin 21-të.
Gjatë provave të lira, nuk kanë munguar as incidentet, ku në kthesën e 12-të, piloti aleix Espargaro është rrëzuar. Situata nuk është paraqitur e mirë për spanjollin që drejtonte një Aprilia, pasi është përcjellë me barrelë për në spital.