Prej 45 vitesh ka mbajtur krahun lart, ju njohim me indianin Sadhu Amar Bharti!
vovalbania
December 14, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sadhu Amar Bharti ka arritur të mbajë njërin krah të ngritur lart për 45 vite. Dy vitet e para, indiani Bharti ka pasur dhimbje të tmerrshme në krah, derisa humbi çdo ndjesi të gjymtyrës së tij. Ekspertët thonë se në krahun e tij të djathtë nuk qarkullon më gjak dhe për këtë arsye, ai tashmë e ka të pamundur që ta ulë në pozicion normal.
Bharti ka qenë një burrë normal, i martuar me fëmijë, deri në vitin 1973. Por, që nga ai vit, ai vendosi t’ia përkushtojë jetën e tij perëndisë Shiva. Ngritja e krahut të tij të djathtë ishte një mënyrë për të “vërtetuar” përkushtimin e tij në këtë proces. Kur u bë i famshëm për gjestin e tij, burri indian tha edhe se ngritja e dorës është për të mbështetur paqen kudo në botë.