Si përfundim, çfarë shkruhej në letrën e Donaldit për Einxhel?

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si përfundim, çfarë shkruhej në letrën e Donaldit për Einxhel?

Einxhel Shkira ka qenë një nga të ftuarit e radhës në “Cherry on Top “ me Bora Zemanin, ku foli për jetën e saj si nënë, partnere dhe karrierën. Mes bisedave dhe pyetjeve, asaj i erdhi edhe një surprizë e papritur nga Donaldi.

Me anë të një letre, Donaldi, me batuta e shaka dhe disa rikujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe.

“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Pra, Einxhel dhe Donaldi janë zyrtarisht të pajtuar dhe për ju që nuk e mbani mend, dy moderatorët kanë qenë konkurrentë në “BBVA 1”. Por gjatë garës patën përplasje të forta që kaluan deri në ofendime dhe akuza personale që nuk u lanë të kalojnë.

Einxhel e akuzoi se Donaldi dhe Romeo kanë përdorur partnerët për t’u ngritur në karrierë, ndërsa Donaldi ia ktheu duke i thënë se e ka pushuar nga puna kur punonin bashkë. Që prej daljes nga shtëpia ata nuk flisnin me njëri-tjetrit, por tani çdo gjë u sheshua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE