Ju njohim me njeriun më të shkurtër në botë!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me njeriun më të shkurtër në botë!

20-vjeçari Afshin Esmaeil Ghaderzadeh nga Irani, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetën 65,24 centimetra. Afshin, i cili nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike, tashmë është shprehur se përfshirja në Guinness do e ndihmojë atë të kujdeset për prindërit e tij.

Ëndrra ime është që të ndihmoj prindërit e mi. Tashmë që jam i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizojë ëndrrën time.

Shtati i tij i shkurtër nuk e ka lejuar Afshinin të ndjekë gjurmët e babait të tij Esmaeil Ghaderzadeh, të punojë në ndërtim. Në fakt, Afshin, i cili peshon vetëm 6.5 kg, nuk ka mundur të gjejë asnjë punë tjetër të përshtatshme në fshatin e tij. Ai është shprehur se nuk mund të lëvizë kurrë vetëm, por gjithmonë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa me botën është lidhur me anë të një telefoni që i dërgoi një shoku i tij, edhe pse ka vështirësi ta përdorë atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE