“Bazuar në të gjitha statistikat…”, Don Xhoni ua ka kaluar të gjithë artistëve?!
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ së fundmi ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Ky album përbëhet nga 4 këngë, të cilat mesa duket janë pëlqyer shumë nga publiku e vetëm pak më parë me anë të një postimi reperi është shprehur se bazuar në të gjitha statistikat albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë.
A të shtoj ndonjë koment?
Fakt: EP më e suksesshme në tregun tonë bazuar në të gjitha statistikat, views, streams e downloads
Boki nuk ndalet
Shah Mat për jetë!
Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 33 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.