Nuk pinte kurrë ilaçe, ndërron jetë personi më i vjetër në SHBA!
Një grua nga Iowa që besohet të jetë personi më i vjetër në SHBA ka ndërruar jetë në moshën 115-vjeçare, pasi ka përjetuar ngjarje historike nga dy Luftërat Botërore, gripi spanjoll, depresioni i Madh dhe pandemia COVID-19. “Bessie Hendricks ndërroi jetë të martën në një azil në Lake City”, tha Lampe & Poëers Funeral Home.
Hendricks lindi më 7 nëntor 1907 dhe u regjistrua nga Grupi i Kërkimeve Gerontologjike të Los Anxhelosit si personi më i vjetër në SHBA. Ajo ishte një mësuese shkolle me një dhomë në qytetin e saj të lindjes në Calhoun dhe kishte pesë fëmijë, tre prej të cilëve janë ende gjallë.
Kur mbushi 112 vjeçe, ajo u tha mediave lokale se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte puna e palodhur. Vajza e saj tha në atë kohë se Hendricks pothuajse kurrë nuk merrte ilaçe dhe i pëlqenin ëmbëlsirat. Në ditëlindjen e saj të 115-të, shtëpia e të moshuarve Shady Oaks ku ajo banonte tha se ajo pati një ditë të mrekullueshme duke festuar me familjen dhe miqtë. Me vdekjen e Hendrix, personi më i vjetër i gjallë në SHBA është tani Eddie Ceccarelli nga Kalifornia, i cili do të mbushë 115-vjeçe më 5 shkurt.