Ashtu siç dyshuam! Surpriza në videoklipin e Butrintit është…

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ashtu siç dyshuam! Surpriza në videoklipin e Butrintit është…

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku. Por, duket se nuk ka gjë që e ndal artistin i cili ka paralajmëruar një tjetër surprizë që do ta publikojë shumë shpejt. Ajo që na ra në sy është fakti se ai vendosi nga studio si vendndodhje Santorinin dhe TAR dyshoi se mund të jetë destinacioni që Butrinti do të xhirojë videoklipin. Epo si gjithmonë dyshimet tona u vërtetuan pasi vetëm pak më parë, këngëtari ndau me ne një video ku shfaqet në destinacionin turistik duke na lënë kështu të presim vetëm për rezultatin final.

Këngëtari ka postuar një foto të tij, ku duket shumë i trishtuar dhe ka shkruar një pjesë nga teksti i këngës së tij të re, e cila mendohet që nuk është thjesht një pjesë nga kënga, por një fjali dedikuese për dikë.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE