Mediat e huaja jehonë Luizit, banorët shfaqen në televizionin grek, prezantuesi mbetet “gojë hapur”
vovalbania
March 17, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
E sikur të mos mjafonte buja në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, si në rrjetet sociale po ashtu dhe në titujt e portaleve, banorët e shtëpisë më të famshme do të zënë hapësira televizive edhe në mediat e huaja.
Pas vëmendjes që Luizi i kishte tërhequr fituesit të Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk nguroi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, ditën e sotme ka qenë radha e mediave greke.
Në një nga emisionet e vendit fqinj shohim se është shfaqur Luizi me Maestron teksa janë duke kënduar brenda në shtëpi, një nga këngët më të famshme greke “Zilevo”.
“Kënga e Giorgos Mazonakis në Big Brother Shqipëri”, dëgjohet të thotë prezantuesi i emisionit i cili ka mbetur jo pak i habitur.