Mos ndoshta Semi Jaupaj na konfirmoi ribashkimin e Donaldit me Borën?!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Semi Jaupaj na konfirmoi ribashkimin e Donaldit me Borën?!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Moderatorja gjithashtu është një mike shumë e mirë e këngëtares Semi Jaupaj.

Vajzat njihen për miqësinë e tyre disa vjeçare dhe shpesh postojnë me njëra- tjetrën në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur dhe pak orë më parë. Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill” mbrëmjen e kaluar.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar. Po, po ashtu siç e dëgjuat.

Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por mbrëmjen e kaluar Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim. Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar:

Shokë përgjithmonë!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi ka postuar disa foto në Instagram me këngëtarët e njohur italian Tananai dhe Fedez nga ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka shkruar kuptohet në formëe një shakaje, se është e martuar me Tananai, por që artisti akoma nuk e di. Duket se Semi është një fanse e zjarrtë e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49020 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE