Gjithë paneli i “DWTS Fan Club” bie dakord, Vis Pupa eleminohet këtë javë?!
“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”. Në episodin e djeshëm të DWTS Fan Club Atalanta, Luixhino dhe Joana ishin të ftuarit e radhës. Mes debateve dhe diskutimeve për spektaklin e kaluar, ata kanë edhe një emër se kush do të largohet këtë të premte.
Atalanta: Kush largohet?
Kiara: Kush largohet, kush do të shkëlqejë?
Joana: Atalanta që e thotë këtë komentin kush do të largohet.
Luixhino: Problemi është që ne e themi një emër dhe e di çfarë bëhet, bëhemi armiq.
Kiara: Është një parashikim, gjithmonë një parashikim i juaji.
Luixhino: Vis Pupa.
Joana: Dakord me parafolësin.
Atalanta: Mund të jetë një nga dy tre emrat.