Fundjava me temperatura të ulëta, dëbora zbardh zonën e Korçës
vovalbania
November 18, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 m.
Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.
Dardha tashmë është zbardhur nga dëbora dhe sigurisht kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korçën.
Sakaq, është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, dhe nuk raportohet për probleme me qarkullimin.