Festat e nëntorit, edhe e hëna e datës 27 pushim, me vendim qeverie!
vovalbania
November 22, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Këshilli i Ministrave miraton të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të nëntorit. Pra, nga e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata shtetërore do të jetë pushim.
Sipas vendimit, dita e punës e datës 27 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
Bashkë me dy ditët e fundit të kësaj fundjave, tashmë për administratën shtetërore bëhen pesë ditë pushimi nga e shtuna 25 nëntor e deri të mërkurën, më 29.