Qytetarët: Ndërtimi i aeroportit të ri në Gjirokastër, sjell zhvillim, krijon turizëm elitar…
Aty ku sot ndodhet aerodromi, do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës. Një ditë pasi qeveria njoftoi për vendimin e rëndësishëm, qytetarët dhe biznesi shprehen entuziast pasi aeroporti i ri ndërkombëtar është mundësi e madhe për turizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërësi
Vendimi i qeverise për ndërtimin e aeroportit të katërt ndërkombëtar në vend pikërisht në qytetin e Gjirokastrës është mirëpritur nga banorët, biznesi dhe lobuesit.
Ndër ta Llambi Margariti që drejton Forumin për Aeroportin e Gjirokastrës thotë më në fund se është kurorëzuar me sukses mundi i 20 viteve për të bindur autoritetet shtetërore për rëndësinë e lidhjes së Gjirokastrës me Botën.
Edhe qytetarët gjirokastritë vlerësojnë këtë vendim të qeverisë.
‘Më në fund u bë realitet. U rikthyen sytë në aeropotin e Gjirokastër’- tha një qytetar.
‘Krijon turizëm elitar.’- u shpreh një tjetër.
Kreu i Odës Ekonomike te Qarkut Gjirokastrës thekson se aeroporti do te këtë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe turistik të gjithë Jugut.
I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete aeronautike sportive si dhe uljen e helikopterëve të Emergjencave Civile.
Pikërisht në këtë vend pritet të nisë shpejti puna për ndërtimin e aeroportit të katër ndërkombëtar, pasi atij të Tiranës, Kukësit dhe Vlorës. Siç njoftoi një ditë më parë zv/kryeministrja Balluku, Qeveria vendosi të ndërrojë vendin nga Sarandë në Gjirokastër pasi ka një fushë ajrore ekzistuese!